Cila është ajo vajzë që nuk do të ëndërronte të thellonte njohuritë në profesion, duke shfrytëzuar rastin fatlum për të punuar një vit jashtë vendit? Pikërisht kjo mundësi e madhe i trokiti në derë edhe Medisonit; por promocioni i papritur i takoi të bëhej në anën tjetër të botës, në Korenë e Jugut!
Medisoni vetëm në dukje është grua në karrierë. Në të vërtetë është shumë më pak e motivuar se kolegët e punës dhe nuk e tërheq fare ideja që të bëjë ndryshime në jetën e saj. Dhe atëherë lind pyetja: si është e mundur ta venë përpara provës pikërisht atë që shtirej aq bukur sa bënte art dhe kishte tmerr nga gjërat e reja? Kur mbërriti në Kore, shefi i saj me sy bajame dhe pasaportë amerikane, nuk ia bëri aspak të lehtë përshtatjen me jetën koreane. E katapultuar në një botë në fillim armiqësore, të cilën nuk e njeh fare, ku ushqimi është një tmerr më vete, por jo vetëm ushqimi, Medisoni ndihet e detyruar të shtrëngojë rripat dhe të mendojë për rritjen e saj njëherë e përgjithmonë. Dhe fati e deshi që në rrugën e saj t’i dalë përpara diçka e bukur dhe krejt e paparashikuar. Romani ka qenë për muaj të tërë në vendet e para të klasifikimit të librave më të shitur dhe Colorado Film ka marrë të drejtën për ta ekranizuar. Edhe ky libër ka qenë një sukses i vetëbotimit, duke kapur vendet e para në klasifikim.
Viti i botimit: | 2014 |
---|---|
Kopertina: | E butë |
Nr. i faqeve: | 340 |
Përkthyes: | Irena Dono |
Botues: |
Libra të ngjashëm
-
Një ditë dhjetori
1300 L -
E dashura
1100 L -
Ishulli i rrahjeve të zemres
1200 L -
Heshturazi dashuri
800 L -
Kockat e zemrës
1200 L
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.