Dashuria nuk është kurrë e thjeshtë
nga Anna Premoli
Çmimi origjinal qe: 1200 L.1200 LÇmimi i tanishëm është: 1200 L. 1080 L
Ky libër është fitues i çmimit “Bancarella”, i botuar në 5 vende të Europës dhe i shitur në më shumë se 500 mijë kopje brenda një kohe rekord. Dy personazhet tona njihen dhe më pas urrehen me njëri tjetrin që me shikim të parë: Lavinia studion për Ekonomi në Universitetin e Bokonit, ndërsa djali në inxhinieri. Bëjeni pjesë të leximeve tuaja komedinë më të re romantike të autores më të suksesshme të romanit femëror italian të ditëve tona.
Po sikur, për të marrë notë të mirë në universitet, të duhet të zësh miqësi me dikë që nuk të pëlqen? Lavinia mendonte se kishte mësuar shumë nga jeta por, pas maturës, dëgjoi këshillën e prindërve dhe u regjistrua për të studiuar ekonomi. Tani, në vitin e pestë të studimeve në Bokoni, përfshihet në një projekt të pazakontë: një shkëmbim me inxhinierët informatikë të Politeknikut.
Qëllimi? Të krijojë një skuadër me një student që nuk e kishte takuar kurrë më parë, siç ndodh në mjediset e punës. Është për të ardhur keq që Lavinia nuk ka asnjë interes për projektin.
Dhe, për fatin e saj të keq, i duhet të bashkëpunojë me një farë Sebastiano, i cili duket krejt i pamotivuar për këtë nismë. Kështu, kur nis faza e punës dhe shoqet e saj përparojnë, Lavinia mbetet vetëm.
Po si mund t’ia lejojë vetes ai tipi absurd – që siç thonë të gjithë, është i marrë pas informatikës – ta lërë me gisht në gojë dhe pa asnjë shpjegim?
Lavinia nuk ka zgjidhje tjetër: nuk e duron dot, por i duhet të marrë kreditit për provimin, prandaj duhet të shpikë një mënyrë që ta bindë të bashkëpunojnë…
Po me ç’mënyrë? Një komedi e re romantike e mbretëreshës së romanit femëror italian.
Viti i botimit: | 2017 |
---|---|
Kopertina: | E butë |
Nr. i faqeve: | 376 |
Përkthyes: | Taulant Hatia |
Botues: |
Libra të ngjashëm
-
10%
Ishulli i rrahjeve të zemres
Çmimi origjinal qe: 1200 L.1200 LÇmimi i tanishëm është: 1200 L.1080 L
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.