Çmimi i tundimit

1200 L

Categories: SKU: 9789928004482

I kërcënuar nga armiq të fuqishëm, Uilliam Bllekbërni, Konti i Keterhamit, jeton në mërgim në Malësitë e Skocisë së bashku me të bijën, Vanesën. Kur vajza rritet, Uilliami i kërkon të kthehet te e ëma në Angli, për t’u njohur me shoqërinë.

E rritur me gjithë të mirat dhe lirinë që e kishin vetëm djemtë, Vanesa nuk është e sigurt nëse mund të përshtatet me modelin e ngurtë të një zonjushe të re të kohës. Megjithatë, pranon të hyjë në shoqërinë e lartë, e vendosur të përfundojë hakmarrjen e nisur nga i ati, pa ia pasur idenë se sa shtrenjtë do t’i duhet ta paguajë.

Lordit Montgomeri Taunsend i pëlqen jeta plot aventura dhe rreziqe, ndërkohë që kujdeset për të zgjidhur problemet skandaloze të Princit Regjent. Ndërkohë që rri fshehur në shtëpinë e Konteshës Keterham, Monti sheh një katastrofë të vërtetë ndërsa e zonja e shtëpisë përpiqet të përgatisë të bijën për takim me djalin e pasur të një familjeje të fuqishme.

Duke pyetur veten pse një vajzë e pavarur si Vanesa pranon të shndërrohet në kukull e të martohet me një batakçi arrogant, Monti vendosa ta ndihmojë për t’ia realizuar këtë ëndërr.

Por asnjë veprim i mirë nuk kalon pa u ndëshkuar, sapo përballet me probleme më të ngutshme, përfshi tundimin për të penguar planet e Vanesës për martesë, me qëllim që të martohet vetë me të!

Viti i botimit:

2020

Kopertina:

E butë

Nr. i faqeve:

412

Përkthyes:

Irena Dono

Botues:

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Çmimi i tundimit”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Libra të ngjashëm