Dhe pastaj…

1200 L

Categories: SKU: 9789928005946
Kur ishte vetëm tetë vjeç, Natani u hodh në liqen që të shpëtonte një vajzë të vogël, por nuk doli dot nga uji. Zemra i ndaloi, mjekët nuk mbajtën shpresa, por heroi i ri u kthye në jetë, përkundër çdo parashikimi. Njëzet vjet më vonë, Natani është bërë avokat i shkëlqyer në Nju Jork, me një karrierë për t’ia pasur zili, për të cilën kishte paguar një çmim të shtrenjtë: mes tij dhe gruas, Mellërisë, largësia sa vinte e rritej në heshtje, deri sa ajo u kthye në San Diego, te prindërit, duke marrë me vete edhe vajzën e tyre të adhurueshme, Boni.
I plagosur në shpirt nga divorci dhe i mbetur vetëm, Natani gjen strehë vetëm te puna. Deri kur, në jetën e tij shfaqet Garet Gudrishi, që ka një talent të veçantë: i dallon njerëzit që janë duke vdekur. Për Natanin, ka ardhur koha të kuptojë pse u rikthye në jetë. Guillaume Musso na merr për dore për të na udhëhequr nëpër këtë histori mbi zbulimin e ndjenjave dhe të njerëzve të rëndësishëm, pa të cilët nuk mund të jetojmë.
Viti i botimit:

2023

Kopertina:

E butë

Nr. i faqeve:

344

Përkthyes:

Nonda Varfi

Botues:

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Dhe pastaj…”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Libra të ngjashëm