Dhuna: Gjashtë persiatje të tërthorta
nga Slavoj Žižek
1000 L 850 L
Në këtë libër, Žižek analizon fenomenin e dhunës në të gjitha format që kjo merr në shoqëritë tona. Autori orvatet t’i kategorizojë këto forma (dhunë subjektive, objektive dhe sistemike) dhe, duke iu qasur këtyre nëpërmjet filozofisë, artit, studimit të rasteve historike, ai kërkon të nxjerrë në dritë ato zona të errëta, shpeshherë të fshehura, të ushtrimit të dhunës.
Janë “të tërthorta”, këto përsiatje, sepse një nga përfundimet më të rëndësishme të Žižek-ut për dhunën, veçanërisht dhunën sistemike, është se dhuna është një fenomen tejet kompleks dhe i shtresëzuar, aq sa subjektet e zhytura në këtë marrëdhënie, qofshin dhunues apo të dhunuar, e kanë të pamundur ta shquajnë apo ta mënjanojnë atë. Për këtë e për arsye të tjera, implikimet e këtyre përsiatjeve shtrihen thellë dhe gjerësisht mbi gjithë historinë e konflikteve bashkëkohore, sikurse në marrëdhëniet e përditshme të gjithsecilit prej nesh.
Kopertina: | E butë |
---|---|
Nr. i faqeve: | 248 |
Përkthyes: | Arbër Zaimi |
Botues: | |
Viti i botimit: | 2022 |
Libra të ngjashëm
-
Arti i të pasurit gjithmonë të drejtë
700 L595 L -
Libri i çajit
500 L425 L -
Mbi kohën e lirë
700 L595 L -
Mbi qetësinë shpirtërore
700 L595 L -
Mbi të bukurën dhe të madhërishmen
550 L468 L