Sa herë që ka rënë fjala për fillesën e tregimit “Ditë kafenesh”, sidomos pas përkthimit dhe botimit të tij si libër më vete në Amerikë, ka ndodhur pikërisht ky shpjegim i thjeshtuar, madje aq fort, saqë mund të quhet pa frikë njëfarë dhunimi i së vërtetës.
Shpjegimi i dhënë prej meje dhe i përsëritur prej kritikës letrare amerikane ose shqiptare ka qenë ky: në pamundësi të plotë të botimit të romanit “Qyteti pa reklama”, shkruar në vitin 1959, kur ishte student në Moskë, autori nxori prej dorëshkrimit një copë të tekstit, që e botoi si tregim me titullin “Ditë kafenesh”. “Ditë kafenesh” është pjellë e romanit të fshehur “Qyteti pa reklama”, u shkrua, u botua dhe u ndalua në vitet 1962-1963. E botuar në dy numra të gazetës “Zëri i rinisë”, ajo pati vërtet mijëra lexues, por iluzioni i lirisë ishte fare i shkurtër. E huaj krejtësisht për kohën, ajo u ndalua fill pas daljes, për t’u rrëzuar kështu në harrim të thellë, aty ku dergjej vepra amë. Pas një kohe të gjatë në ndërgjegjen time, ajo ka gjakuar thjesht si një pikëllim. Pikëllim që shkaktohet prej së pamundurës.
Botimi në libër më vete, së pari në anglisht në SHBA dhe tani në Shqipëri, si dhe zbërthimi i novelës prej kritikës amerikane, përpara asaj vendase, bën pjesë në ato gjëra të pabesueshme që krahasohen me kapërcimin e ylberit.
Botues: |
---|
Libra të ngjashëm
-
Enciklopedia e mërgimit
1000 L -
Pallati i Ëndrrave
900 L -
Kështjella
1000 L -
Kafsha apo fantazma
500 L -
Dead End
1000 L
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.