Me “Djallin Komik” Zija Çela ka ndërtuar ekuivalentin fiktiv më të plotë, njëkohësisht më dërrmues dhe më parodizues të botës shqiptare. Ai e ribën realitetin sipas hierarkisë së kategorive politike, sociale e morale, për ta kthyer më pas në një parabolë ironike tronditëse, me shumësi kontekstesh e situatash, me personazhe dhe heronj të papërsëritshëm, të cilët sado fantastikë që të duken, komunikojnë në mënyrë të mahnitshme me realitetin tonë dhe derivatet europiane.
Rrëfimi është ai që mbizotëron prozën e Zija Çelës. Rrëfim i zhdërvjellët, alegorik, meditativ, me depërtime gjuhësore në shtresime kuptimore të panjohura dhe të paprovuara për prozën tonë. Zija Çela është shkrimtar që ka njohur mundësinë e pafundme të shkrimit alegorik. Proza e tij, e dëshmuar në një sërë veprash, është arritje kulmore e letërsisë shqipe.
MEHMET KRAJA
| Viti: | 2018 |
|---|---|
| Faqe: | 336 |
| Botues: |
Libra të ngjashëm
-
Fabula Rasa
1000 L -
Hakmarrja e Kazanovës
900 L -
Qorrfermani
700 L -
Spiritus
1000 L -
Lulet e ftohta të marsit
900 L









