Romani “Djemtë e luftës” është një rrëfim i rrallë biografik, i cili risjell në vëmendje të lexuesve jetën e fëmijëve shqiptarë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Gjithashtu, është një homazh për Durrësin dhe rezistencën që ky qytet i bëri pushtimit fashist, që nga dita e parë.
Në qendër të kësaj ngjarjeje të vërtetë është historia heroike por edhe e dhimbshme e Met Hasës, vogëlushit jetim që me gjoksin e tij të njomë mbuloi tytën e mitralozit nazist. Është një kronikë e gjallë e asaj kohe, pasi lidhet me kujtimet e fëmijërisë së autorit dhe me personazhe të tjera reale.
Duke shfletuar librin, si të ishin faqet e një ditari, lexuesi do të njihet me lodrat, ëndrrat, shqetësimet dhe vështirësitë e bashkëmoshatarëve të një epoke tjetër, si edhe me shkollën e me mësuesit e tyre; do të shohë se si këta fëmijë ditën që ta mbushnin botën e tyre me gëzime dhe se si nga një fëmijëri e kthyer përmbys, ata rilindën e dolën më të fortë prej saj.
| Viti: | 2024 |
|---|---|
| Faqe: | 196 |
| Përkthyes: | |
| Botues: |
Libra të ngjashëm
-
Ditari i Ana Frankut
1000 L900 L -
Harry Potter dhe princi gjakpërzier (#6)
1250 L1125 L -
Harry Potter dhe dhoma e të fshehtave (#2)
900 L810 L -
Kafshët fantastike: Krimet e Grindelvaldit
1000 L900 L -
Dy vjet pushime
800 L720 L









