Dritarja e Marin Shkrelit
nga Ndue Ukaj
Çmimi origjinal qe: 1000 L.490 LÇmimi i tanishëm është: 490 L. 441 L
51% Off
“Dritarja e Marin Shkrelit” nis me një fillim tronditës dhe mbaron me një fund tragjik, që për mendimin tim janë dy pikat më kulmore të rrëfimit artistik të Ndue Ukajt. Fillimi i romanit është i vendosur në një hapësirë pranë ambasadave të huaja dhe me një grup të rinjsh që doemos dëshirojnë të ikin sa më parë nga Kosova. Kohësisht fillimi i romanit vendoset shumë vite pas luftës në vendin tonë, por që realisht është fundi i fabulës dhe rrëfimit të Marin Shkrelit, një krijues dhe kontribuues për lirinë e vendit të tij, që tronditet me dëshirën e pakompromis të të rinjve për ta braktisur sa më parë, në çdo çast e në çdo rast, Kosovën, për të cilën ky kishte sakrifikuar shumë.
Adil Olluri
| Nr. i faqeve: | 180 |
|---|---|
| Botues: | |
| Viti: | 2023 |
Libra të ngjashëm
-
Kur këndonin gjelat e tretë
900 L810 L









