Libër finalist në Çmimin Ndërkombëtar Booker 2022.
Në romanin e saj “Elena e di”, autorja e njohur argjentinase Claudia Piñeiro, përshkruan me mjeshtëri të rrallë historinë e një gruaje, Elenës, e cila niset në kërkim të së vërtetës mbi vdekjen e vajzës së vet Rita. Pasi trupi i saj gjendet i varur në kambanoren e një kishe që frekuentonte, hetimet zyrtare mbi incidentin mbyllen shpejt. Nëna e saj, e sëmurë nga Parkinsoni, është e vetmja që mbetet e vendosur për të gjetur fajtorin. Duke rrëfyer një udhëtim të vështirë nëpër periferitë e Buenos Airesit, në kërkim të një gruaje tjetër, Isabelës, e cila, siç mendon Elena, i ka një borxh të vjetër mirënjohjeje dhe përmes një bisede zbuluese mes të dyjave, dalin në dritë sekretet e personazheve dhe anët e fshehta të autoritarizmit dhe hipokrizisë në shoqërinë tonë.
Në një rrëfim shumë të arrirë, Claudia Piñeiro zbulon me një ndjeshmëri të fortë përditshmërinë e një gruaje me Parkinson, mes mijëra pengesash që duhet të kapërcejë, vështirësive të shkaktuara nga “mosbindja” e këmbëve për të lëvizur, duke i dhënë një thellësi pafund personazhit stoik të Elenës, e cila nuk dorëzohet kurrë. Elena e di është një reflektim i fuqishëm mbi sëmundjen, përkujdesin, trupin, besimin dhe lirinë personale – sidomos të grave.
«Në pamje të parë duket sikur ky është një thriller rreth një protagonisteje të vetme. Por në të vërtetë trajton mprehtësisht marrëdhëniet nënë-bijë, poshtërimin nga burokracia, barrën e përkujdesjes për një person me aftësi të kufizuara dhe imponimet e dogmave fetare mbi gratë.».
Kathleen Rooney, New York Times
Nga Shtëpia Botuese Dudaj – libra të tjerë të Claudia Piñeiro: “Vejushat e së enjtes”.
Viti: | 2025 |
---|---|
Faqe: | 178 |
Përkthyes: | Agim Doksani |
Botues: |
Libra të ngjashëm
-
Revolta e Atlasit 2
1000 L -
Revolta e Atlasit 1
1000 L -
Hello beautiful
1500 L -
Të padukshmet
1400 L