“Një libër emocionues dhe melankolik. Histori gjysmë familjare dhe gjysmë fantazmagorike. Dhe sidomos, edhe më argëtues se ‘Matja e botës’.”
SZ-Magazin
Është verë, para krizës ekonomike. Martin Friedlandi, një prift katolik pa besim, mbipeshë, ngaqë është gjithmonë i uritur, takohet me gjysmëvëllain e tij, Erikun. Këshilltari financiar me borxhe të mëdha dhe me një këmbë në burg, ka imazhe të frikshme, por nuk i tregon askujt për to. Silueta të mjegullta burrash, madje edhe dy fëmijë, e paralajmërojnë atë për diçka, por: A janë këto paralajmërime të destinuara vërtet për të, apo i referohen vëllait të tij binjak, Ivanit, estet dhe njohës arti, me të cilin ngjan jashtëzakonisht shumë? Fatkeqësia tashmë ka filluar. Daniel Kehlmann tregon për tre vëllezër, të cilët – secili në mënyrën e vet – janë mashtrues, hipokritë dhe falsifikatorë. Ata janë të fokusuar në jetën e tyre, kur befas hapet një humnerë e madhe.
Një roman për gënjeshtrat dhe të vërtetën, për familjen, falsifikimet dhe fuqinë e trillimit: një vepër arti virtuoze – komplekse, plot mistere dhe e guximshme. “Është mbresëlënëse se si romani “F” fiton ritëm dhe forcë me çdo ndryshim të perspektivës. Romani filozofik dhe ai Pageturner kurrë nuk kanë qenë kaq pranë.”
Die Welt
Viti: | 2024 |
---|---|
Faqe: | 336 |
Përkthyes: | Anna Kove |
Botues: |
Libra të ngjashëm
-
Revolta e Atlasit 2
1000 L900 L -
Bukë me sallam
1000 L900 L -
Qiell
1000 L700 L -
Të padukshmet
1400 L1260 L -
Heshturazi dashuri
800 L720 L