Premisa e “Fuqia e një më shumë” është e thjeshtë. Secili gjendet shumë më afër jetës që ëndërron nga sa ka kujtuar. Shpesh, vetëm një takim më shumë, një marrëdhënie më shumë, një vendim më shumë, një veprim më shumë ose një mendim më shumë larg drejtimit që dëshiron t’i japësh jetës. Në këtë libër plot risi, Ed Mylett prezanton dhjetëra strategji që i ka përdorur vetë për 30 vjet për t’u shndërruar në sipërmarrës tepër të suksesshëm, trajnues performance dhe folës publik që frymëzon miliona njerëz në mbarë botën. “Fuqia e një më shumë” të mëson si të kombinosh mendimet dhe veprimet e qëllimshme për të sjellë ndryshime të mëdha në jetë. Përveç njohurive të reja mbi tema të rëndësishme, si lidershipi, menaxhimi i kohës, zakonet dhe përcaktimi i qëllimeve, autori shtjellon koncepte të reja dhe të veçanta mbi të menduarit e së pamundurës, jetesën brenda matricës, barazinë, besimin dhe lutjet si dhe pse duhet t’i përqafosh dhe mirëpresësh shqetësimet e jetës.
Botues: | |
---|---|
Nr. i faqeve: | 294 |
Kopertina: | E butë |
Libra të ngjashëm
-
12 rregulla për jetën
1500 L -
E shoh çfarë po mendon
1200 L -
33 strategjitë e luftës
2000 L -
Zakonet e suksesit
1000 L -
Çdo gjë është f*cked
1000 L