Në këtë libër të ri të serisë më të shitur ndërkombëtarisht, detektivi Jona Lina rikthehet
përkohësisht në polici për të zgjidhur një seri vrasjesh të çuditshme, që sa vijnë e bëhen edhe më të tmerrshme.
Jona Lina është duke kryer ditët e fundit të dënimit në burgun Kumla, i arrestuar për sulmin ndaj një oficeri policie gjatë procesit të hetimit të tij, kur thirret në një takim me kryeministrin suedez. Ministri i Jashtëm është vrarë brutalisht. Ka të ngjarë që nën shënjestër të jenë edhe shumë figura të tjera politike. Policia ka nevojë për Linën që të gjejë vrasësin dhe të neutralizojë kërcënimin, kështu që i jepet një lirim i përkohshëm. Por kur një tjetër vrasje ndodh, Lina e merr me mend se ka të bëjë me diçka shumë më komplekse dhe më të frikshme, nga sa ndokush mund ta përfytyronte. Numri i viktimave sa vjen e rritet dhe Lina e kupton se nuk ia del dot i vetëm, ndaj kërkon ndihmën e Saga Bauerit, detektives së re të Shërbimeve sekrete. Tani, të dy së bashku janë në garë me kohën, për të zbuluar planin e ndërlikuar të vrasësit, përpara se ai të ndërmarrë hapin e fundit drejt hakmarrjes.
Një burrë i maskuar fshihet në hije, duke e përgjuar viktimën përmes dritares. Do ta vrasë ngadalë… do të marrë shpagim. Nuk do të kalojë shumë kohë dhe ky grabitqar i frikshëm do të shtjerë në kthetra edhe tri viktima të tjera. Asgjë nuk e ndal deri në shpagim të plotë. U takon dy detektivëve, Jona Linës dhe Saga Bauerit, të zgjidhin një nga rastet më ndërlikuara në karrierën e tyre dhe të ndjekin gjurmët shkatërruese të vrasësit deri në një natë të tmerrshme dhune.
Botues: | |
---|---|
Përkthyes: | Adrian Beshaj |
Libra të ngjashëm
-
Tri gratë e një burri
1200 L1020 L -
Shantaram vol. 2
1700 L1445 L -
Veriti
1200 L1020 L -
Matrioshka e fundit
1200 L1020 L -
Dilema
1200 L1020 L