Ermir Nika lindi në Tiranë më 17.2.1978 dhe përket atij brezi autorësh, krijimtaria e të cilëve u shfaq në letrat shqipe pas viteve 90. Në vitin 1996, kur ishte ende nxënës në shkollën e mesme, botoi libri e tij të parë me poezi “Lumi i ëndrrave, vetmia”. Kur ndiqte studimet e larta për Gjuhë-Letërsi, bëhet i njohur me botimet e shumta në shtypin periodik dhe atë letrar. Ka shkruar dhe ka botuar poezi dhe prozë, të cilat do ta bëjnë të njohur brenda dhe jashtë vendit. Komunikimi i tij me lexuesin ka vijuar edhe në fushën e studimeve dhe të letërsisë për fëmijë.
Në këtë libër, Gjyshi në kornizë, autori sjell me emocion një ngjarje kulmore, nga jeta e një gjyshi dhe nipit të tij. Fëmija ndodhet para vështirësish natyrore, të cilat shumëfishohen nga humbja aksidentale e gjyshit. Përballimi i situatës, me ndihmën e njerëzve të rastësishëm, dhe forca e vitaliteti i gjyshit, i mbeten fëmijës të pashlyeshme në kujtesë. Përshkrimet e situatave, dhënë me shumë art, lexuesit do t’i mbeten gjatë në kujtesë, së bashku me foton e gjyshit në kornizë.
| Viti: | 2017 |
|---|---|
| Faqe: | 52 |
| Përkthyes: | |
| Botues: |
Libra të ngjashëm
-
Fillimet e modernitetit në prozën romanore shqipe
1500 L1050 L -
Timi Dështimi
1000 L900 L -
Harry Potter dhe kupa e zjarrit (#4)
1250 L1125 L -
Harry Potter dhe urdhri i Feniksit (#5)
1400 L1260 L -
Harry Potter dhe i burgosuri i Azkabanit (#3)
900 L810 L









