Ky roman konsiderohet si triller diabolik: askush dhe asgjë nuk është ashtu si duket. Lexuesi mbahet peng në çdo faqe të tij përmes agorafobisë, ankthit, depresionit, substancave abuzuese, vrasjeve, vdekjeve, etj. Që nga viti 2018, kur u hodh në qarkullim vazhdon të bëjë për vete qindra-mijëra lexues me fuqinë e tij.
Ana Foks jeton e vetme në shtëpinë e saj në Nju Jork, pa guxuar të hedhë këmbën jashtë saj. Ajo e kalon ditën duke pirë verë (ndoshta duke e tepruar pak), duke parë filma të vjetër, duke kujtuar kohët e vjetra dhe… duke spiunuar fqinjët…
Derisa në shtëpinë përballë shpërngulet familja Rasëll, e përbërë nga nëna, babai dhe djali i tyre adoleshent.
Një familje e përsosur! Por një mbrëmje, kur Ana pikas diçka të pazakontë nga dritarja, të cilën nuk duhej ta kishte dëshmuar, bota e saj nis të shembet dhe sekretet e errëta dalin në sipërfaqe.
Çfarë është e vërtetë?
Çfarë është fryt i imagjinatës?
Kush është në rrezik?
Kopertina: | E butë |
---|---|
Nr. i faqeve: | 424 |
Përkthyes: | Gentian Minga |
Botues: |
Libra të ngjashëm
-
Njëra nga vajzat
1200 L -
Harabeli i kuq
1400 L -
Vjehrra
1200 L -
Pas dyerve të mbyllura
1100 L -
Dilema
1200 L
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.