Gruaja që e dashuroi dhe e vrau me heshtje
nga Bledar Kurti
800 L
Dashuria ishte vdekja e tij.
Dashuria ishte theqafja e tij.
E dinte mirëfilli se do të vdiste, ashtu siç e di çdo vdekatar se një ditë fryma do i shuhet, por besonte se do i ndodhte nga mosha, shëndeti i ligë, ndonjë aksident apo rrethanë rastësore, pa e menduar kurrë se do vritej nga ajo për çfarë kish jetuar e ëndërruar gjithmonë. Dashuria. Nga ajo ndjenjë apo magji pa të cilën jeta do ishte thjesht një gabim. Nga ajo për të cilën ai vetë kish shkruar pa reshtur me dekada të tëra, e që e mendonte se e kish përjetuar shumë herë, duke e kuptuar vonë që paskësh qenë gabuar, sepse asnjë ndjenjë dashurore e mëparshme nuk e kish vrarë, përkundrazi e kish bërë atë më të fortë, më cinik, më krijues, e më kallp ndaj lojrave ndjenjore. Kjo po. E vrau, sepse, siç do e kuptonte më tej, ishte e vetmja dashuri në jetën e tij, ajo që njihet nga çdokush si dashuria e vërtetë. Dhe siç është thënë qyshkur, por kurrë besuar, ndër epoka e mijëvjeçarë, një dashuri nuk është e vërtetë nëse nuk të vret.
Dhe ai u bë dëshmitari dhe preja e përsosur e kësaj thënie makabër dhe groteske, që ngjan poetike dhe imagjinare për ata që e thonë apo e lexojnë, por një torturë e vërtetë, një kumt e ofshamë e madhe për viktimat e vërteta të dashurisë.
Vrasësja e tij kishte formën e një gruaje të bukur arabe, me sy të thellë e depërtues, me qerpikë galan, të gjatë, që kur lëviznin puthnin vetullat nga lart dhe ledhatonin mollëzat e rrumbullakëta nga poshtë, me flokë të shtrira si shami koke e një murgeshe, me një siluetë fytyre porsi atlas yjor, me zë perëndeshe dhe me inteligjencë që nuk i gjindej soji.
Ajo e vrau, pabesisht…
Libra të ngjashëm
-
Fabula Rasa
1000 L -
Kafsha apo fantazma
500 L -
Enciklopedia e mërgimit
1000 L -
Puthësi i paligjshëm
500 L -
Kronikë në gur
1000 L
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.