Pallati i Ëndrrave

1000 L

Categories: SKU: 9789928354686Tags:

Romani më guximtar i Kadaresë, një nga vizionet më të plota të totalitarizmit, hedhur ndonjëherë në letër.
—Jean-Christophe Castelli, Vanity Fair

Si një alegori e pushtetit, Pallati i ëndrrave është i përsosur… Në organizimin e tij lakonik, Kadare ka sjellë një trishtim njerëzor historik dhe intensiv.
—Los Angeles Times

George Orwell kurrë nuk shkoi kaq larg. Është një poemë e ferrit, e vizionit të tmerrshëm të tiranisë, kur tirania në formën më të plotë skllavëron shpirtrat e të pavetëdijshmëve.
Les Echos

 

Dy kapitujt e parë të romanit “Nëpunësi i pallatit të ëndrrave”, u botuan së pari më 1977, me të njëjtin titull, në përmbledhjen me tregime “Emblema e dikurshme”. Duke mos dashur të tërhiqte vëmendjen me një botim të veçantë, tre vite më pas, më 1981, me rastin e ribotimit të “Emblemës së dikurshme” autori e futi krejt tekstin e romanit në të. Kjo stratagjemë nuk e shpëtoi dot veprën. Në shkurt të vitit 1982, në një plenum të veçantë të Lidhjes së Shkrimtarëve, romani u kritikua rëndë për aluzione kundër regjimit. Fill pas kësaj, vepra u ndalua, për t’u ribotuar si libër më vete pas rënies së komunizmit me titullin “Pallati i Ëndrrave”.

Botues:

Libra të ngjashëm