Helmi i dashurisë
600 L
Julia, Anushka, Kolomba dhe Rafaela kanë lidhur një pakt për miqësi të përjetshme. Ato janë vetëm gjashtëmbëdhjetë vjeçe dhe janë të etura për ta gjetur dashurinë e vërtetë. Secila prej tyre mban një ditar ku hedh padurimin, dëshirat, dashuritë, ëndrrat e veta. Por, si mund t’i shmangin tërmetet emocionale të shkaktuara çdo ditë nga prindërit e tyre?
Në kufirin mes fëmijërisë dhe adoleshencës, katër vajzat bien në grackën e këtij emocioni të fortë, dashurisë, janë gati të hyjnë në këtë sferë misterioze, në këtë çmenduri që mund t’i transformojë.
Në gjimnaz po bëhen përgatitjet për të shfaqur dramën “Romeo dhe Zhulieta”, ndërkohë që një tragjedi, po aq e paparashikueshme dhe e pashmangshme, sa dhe fundi i dramës shekspiriane, është duke u përgatitur. “Nëse nuk më do më, kjo do të thotë se nuk më ke dashur kurrë.”
Viti: | 2017 |
---|---|
Faqe: | 136 |
Përkthyes: | Amantia Kapo |
Botues: |
Libra të ngjashëm
-
Nesër, nesër dhe nesër
1400 L -
Heshturazi dashuri
800 L -
Mashtrim dashurie
1400 L -
Dieta e pasionit
1200 L -
Na ishte një verë
1200 L