Hija

700 L

Categories: SKU: 9789928186881

Ndërsa diktatura mbahet ende në fuqi në vendin e tij të Lindjes europiane, personazhi kryesor, një kineast pak a shumë i dështuar, gëzon kohë pas kohe privilegjin që të dërgohet me shërbim në Paris. Sa herë që kthehet nga qyteti-dritë i Parisit, atij i duhet të japë llogari para miqve të tij të mbetur në rrathët e ferrit.
Kjo metaforë danteske nuk është pa vend, kur bëhet fjalë për brendinë e veprës, por pikësëpari edhe për fatin e saj: paraqitur në version gjysmë të koduar në vitet 1984-1986, dorëshkrimi u depozitua në një kuti bankare në Paris, sipas një urdhri dhënë botuesit për ta botuar menjëherë në rast “aksidenti” që mund t’i ndodhte shkrimtarit. Në njëfarë mënyre, vepra kishte kapërcyer kufirin e ferrit në vend të autorit të saj. Por romani nuk kufizohet në ndryshimet lidhur me këtë argument. Në Perëndim, tregimtari zbulon në mënyrë graduale se nuk i përket, në të vërtetë, botës së të gjallëve, se është “i ngrirë” nga vdekja, mbretëria e së cilës shtrihet në Lindje. Koha e shkurtër dhe kushtet e qëndrimit, ankthi i kthimit nuk i japin ngrohjen e shpresuar: atij i duhet të niset për t’u mbyllur në vendin e tij, për t’u futur në arkivolin e tij, si personazhet e baladave të lashta (kujtojmë Konstandinin dhe motrën e tij Doruntinën, rreth të cilëve kjo temë bëhet gjithnjë e më e pranishme gjatë gjithë faqeve të librit).

Botues:

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Hija”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Libra të ngjashëm