Berlini është qyteti i tij. Berlini, që digjet në zhegun e një vere të jashtëzakonshme. Fon Myhlerët, industrialistë të pasur në bastione të Republikës Gjermane të Perëndimit, janë duke pritur një vizitë të djalit të tyre Stefenit, me nënshtetësi australiane dhe të gruas së tij bukur, Xhoit. Stefeni është nervoz, i pakënaqur, ndërsa Xhoi zbulon një luks të paprovuar. Për të Berlini është qyteti i parqeve, teatrove, ndërtesave të larta, rrobave elegante… SS-të, Vermahti, Aushvici, Këmishat e Murrme janë emra, që i përkasin një të kaluare tashmë të harruar. Por në shtëpinë e Fon Myhlerëve, ajo sheh gjëra para të cilave nuk mund t’i mbyllë sytë. Dyer të kyçura që ruajnë relikte të çuditshme, biseda të dyshimta nostalgjikësh, jashtë dyerve këngë naziste, nëpër mure sheh parullat e tyre. Dalëngadalë australiania e re fillon të kuptojë…
Viti: | 2004 |
---|---|
Faqe: | 236 |
Botues: | |
Përkthyes: | Enver Fico |
Libra të ngjashëm
-
E fshehta e shëronjëses
1300 L1170 L -
Cranford, qyteza e zonjave të fisme
1000 L900 L -
Ne të gjallët
1200 L1080 L -
Zorba
1200 L1080 L -
Amelia, vajza që nuk do të ekzistonte
1300 L1170 L
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.