Hipnotizuesi

nga Lars Kepler

1,250 L

Categories: SKU: 9928103130

Lars Kepler është pseudonimi pas të cilit fshihet autori debutues i trillerit që me romanin Hipnotizuesi ka tronditur jo vetëm tregun suedez të botimit, por është botuar në 37 gjuhë dhe po ekranizohet për film artistik me të njëjtin titull. Romani hapet me vrasjen brutale, ose më mirë me masakrën, e një familjeje në Stokholm: prindërit dhe vajza e vogël e familjes janë gjetur të vdekur. I vetmi i mbijetuar është djali i shtëpisë, pesëmbëdhjetëvjeçari Jozef Eku. Ai është shtruar në gjendje të rëndë shoku dhe nuk komunikon me botën përreth, por duke qenë dëshmitari i vetëm i ngjarjes duhet pyetur tani, sepse vrasësi kërkon ta përmbushë veprën duke vrarë edhe motrën e madhe të Jozefit. Ka vetëm një mënyrë për të marrë ndonjë të dhënë: të hipnotizohet Jozefi menjëherë dhe këtë mund ta bëjë vetëm mjeshtri i hipnozës, dr. Erik Maria Bark, i cili para 10 vjetësh ka premtuar të mos e praktikojë më hipnozën. Eriku nuk e di se e vërteta që do të vijë prej djalit nën hipnozë do ta ndryshojë përgjithmonë jetën e tij… Një libër i strukturuar me mjeshtëri të jashtëzakonshme, ku suspansa e ankthi sa vijnë e rriten dhe tensioni shtohet.

Viti:

2011

Faqe:

548

Botues:

Përkthyes:

I. Shurbani, A. Kënga

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Hipnotizuesi”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Libra të ngjashëm