Në këtë vepër të jashtëzakonshme, që përfshin gjithë historinë e Rusisë, nuk do të gjeni fakte të thata dhe personazhe historike abstrakte. Sepse ky libër është shkruar nga Jevgenij Anisimov, mjeshtër i përshkrimit historik, autor i shumë botimeve për historinë e këtij vendi. Libri ka një strukturë mjaft origjinale: krahas parashtrimit hap pas hapi, kronologjik të historisë, në të janë veçuar rubrikat: Njerëz, Ngjarje, Data, ndërkohë që secila faqe i kushtohet një ngjarjeje të caktuar historike, një personaliteti të njohur apo një date të shënuar. Në libër do të gjeni informacionin, të dhënat e plota për çdo ngjarje apo personazh historik që ju intereson. Është e sigurt që nuk do të mërziteni! Para jush do të shfaqen njerëz të gjallë në vorbullat dinamike të ngjarjeve..
Viti: | 2014 |
---|---|
Faqe: | 466 |
Botues: | |
Përkthyes: | Kujtim Ymeri |
Libra të ngjashëm
-
Korridori i ngushtë
2000 L -
Hebrenjtë në Shqipëri
2000 L
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.