“Hoteli përbri kishës”, është pasqyrë e kohës që e lindi, shëmbëlltyrë e një tranzicioni të trazuar, ku personazhet përndiqen nga paranoja, heshtja, vetmia, pafuqia dhe që shkojnë drejt fundit të tyre me dhimbje, me brenga, por sidoqoftë të heshtur dhe të bindur. Të gjitha tregimet e këtij vëllimi përpiqen të bëjnë thirrje për rebelim. Për një rebelim, jo ndaj botës, më shumë sesa ndaj vetes, ndaj vetëcensurës, ndaj filtrave dhe gardheve komplekse që na e ndalin vrapin dhe na i bjerrin ëndrrat. Tekefundit, mund të rebelohemi ndaj botës, vetëm nëse fillimisht jemi rebeluar ndaj vetes. Shtigjet që të çojnë te ky rebelim, shpeshherë janë të errëta, të frikshme dhe të dhimbshme. Në të tilla shtigje përpiqen ta çojnë lexuesin tregimet e kësaj përmbledhjeje, duke u fokusuar më shumë tek emocionet dhe bukuritë që japin territoret e pashkelura, sesa në gjetjen e përgjigjeve të paqena.
| Viti: | 2022 |
|---|---|
| Faqe: | 126 |
| Përkthyes: | |
| Botues: |
Libra të ngjashëm
-
Kështjella
1000 L -
Qyteti pa reklama
500 L -
Puthësi i paligjshëm
500 L -
Prilli i thyer
1000 L -
Letër Dylqinjës
1000 L









