Një roman shkencor i lëvruar shumë pak në letërsinë shqipe, por shumë i nevojshëm për t’ua bërë të dashur astronominë dhe fizikën. Gërshetimi i të dhënave shkencore për infinitin dhe pafundësinë e bën librin shumë tërheqës, teksa lexuesi fiton informacion të pasur shkencor ndërthurur me rrëfimin artistik.
Romani u jep përgjigje pyetjeve rreth pafundësisë dhe përjetësisë. A është e pafundme Bota? Apo është thjesht një strukturë gjigante që diku përfundon? E si mbaron? Sa larg kemi mundur ta shohim me instrumentet tona?
A ka pasur dikur një fillim? A do të ketë dikur një fund? Apo Bota ka qenë e do të jetë e përjetshme? Sa imët mund ta copëtojmë lëndën? Po hapësirën? Pafundësisht? Apo ka një stad ku copëzimi ndalet. Sa thellë ka depërtuar imagjinata dhe dija shkencore?
A mundet mendja jonë ta kuptojë infinitin? Apo jemi veç sqimatarë të pandreqshëm. Dhe mëkatarë mendjelehtë. Përgjigjet rreth PAFUNDËSISË lexuesi do t’i marrë nëpërmjet personazheve inteligjentë, të cilët i njohin mjaft mirë të fshehtat e planetit tonë të brishtë.
Viti: | 2020 |
---|---|
Faqe: | 319 |
Përkthyes: | |
Botues: |
Libra të ngjashëm
-
Mërkuna e zezë
800 L -
Kronikë në gur
1000 L -
Dead End
1000 L -
Spiritus
1000 L