“Kolerë në kohën e dashurisë” shënon romanin e katërt të autorit Namik Dokle, i cili pason tri vepra impresionuese, duke përvijuar sagën autoriale të dykohësisë dhe magjisë shkrimore. Libri ngre siparin e ndodhive, ku jeta dhe vdekja, me gjurmët jetësore dhe përthyerjen imagjinare, ofron një botë makabër të së djeshmes, e risemantizuar përmes ironisë intertekstuale, term i U. Eco. Një libër ku ndesh realitetin tronditës, të një kohe pa kohë, derdhur në një strukturë të beftë, që zbulon botën romanore, fatin e poetëve dhe të qenies, nëpërmjet narrativës së gjithëdijes, rrjedhës së ndërlikuar subjektore, si dhe një dialogimi tipizues dhe identifikues, që të josh për ta lexuar dhe rilexuar si shenjë estetike.
| Viti: | 2021 |
|---|---|
| Faqe: | 244 |
| Botues: |
Libra të ngjashëm
-
Kafsha apo fantazma
500 L -
Spiritus
1000 L -
Diktatori në kryq
1000 L -
Qorrfermani
700 L -
Qyteti pa reklama
700 L









