Kopshti nën dritën e hënës
nga Corina Bomann
1,300 L
Lili Kaizeri ka bërë paqe me jetën e saj vetmitare, por pa probleme, si vejushë, ama kur një i panjohur i çon një violinë në dyqanin e saj të antikave në qendër të Berlinit dhe i thotë se ajo i përket, jeta e saj do të ndryshojë rrjedhë. Pse duhet të trashëgojë një objekt aq të çmuar?
Bashkë me shoqen e ngushtë, Elenën, dhe muzikologun bukurosh, Gabriel Thorntonin, Lili niset në kërkim të origjinës së violinës. Ajo ndjek gjurmët e saj nga Anglia, në Itali e më pas në Sumatra, Indonezi.
Përgjatë këtij rrugëtimi, ajo do të njihet me historinë e Roza Galluejit, një vajze bukuroshe me prejardhje angleze dhe indoneziane, e cila ka jetuar mes kopshteve përrallore të Sumatrës më shumë se njëqind vjet më parë. Dikur një violiniste e shkëlqyer, shumë e dashur për publikun, gjurmët e saj një ditë humbasin papritmas, në moshë fare të re.
Teksa shpalos pak nga pak historinë e Rozës (dhe sekretet e saj) Lili fillon ta shohë jetën nga një këndvështrim i ri.
Kopertina: | E butë |
---|---|
Nr. i faqeve: | 390 |
Përkthyes: | Ernest Mansaku |
Botues: |
Libra të ngjashëm
-
Çifti i përsosur
1,300 L -
Misteri i kriptit të magjepsur
1,000 L -
Trilogjia e mjegullës
1,500 L -
Bibla prej argjile
1,600 L -
Vajza e humbur
1,200 L
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.