Kosova, lufta e heshtur
Zef Mazi
2000 L
Zef Mazi është një nga diplomatët më me përvojë dhe më me ndikim të Shqipërisë në dekadat e fundit. Libri i tij “Kosova, lufta e heshtur, diplomacia e padukshme që ndryshoi lojën (1991-1999)” mbështetet pikërisht mbi këtë përvojë të jashtëzakonshme. Me një karrierë që shtrihet nga misionet diplomatike në Vjenë, Bernë, Londër, Dublin, OKB dhe në organizatat kryesore ndërkombëtare, deri te poste si drejtues i strategjisë në IAEA dhe i negociatave të Shqipërisë për integrimin europian, Mazi ka qenë dëshmitar dhe pjesëmarrës i drejtpërdrejtë në proceset që formësuan fatin e Kosovës në vitet vendimtare të shpërbërjes së Jugosllavisë.
Përmes këtij rrëfimi, Mazi vendos në qendër rolin e Shqipërisë për Kosovën, sfidat e një shteti të vogël në një krizë të madhe, përplasjet mes realpolitikës dhe së drejtës ndërkombëtare, si dhe peshën e vendimeve që shpesh merren pas dyerve të mbyllura. Ai ofron jo vetëm kujtime reale mbi bazë arkivore, por edhe analiza të sakta të mekanizmave të diplomacisë, të vështirësive dhe të proceseve që çuan drejt pavarësisë së Kosovës. Ky libër është një testament i qartë i kontributit të tij intelektual dhe diplomatik, si dhe një udhëzues për të kuptuar se si zhvillohet në realitet diplomacia kur përballë është fati i një populli.
Libra të ngjashëm
-
Fëmija i Bulevardit “Stalin”
1000 L -
Jeta ime
1500 L -
Kohë e pamjaftueshme
2000 L








