Hustle Harder, Hustle Smarter

“Nuk ekziston diçka e tillë si “t’ia dalësh”. Sado para të mbledhësh, sado famë të arrish, apo sado sukses të provosh, do të ketë gjithmonë më tepër mundime, drama, pengesa. Synimi nuk është thjesht të jesh i suksesshëm. Është të mësosh si ta ruash atë sukses. Një aftësi kjo që m’u desh ta mësoja me vështirësi”.
—Curtis “50 cent” Jackson

1500 L

Categories: SKU: 9789928265466

curtis 50 cent jackson u ngjit në majën e industrisë së muzikës, u rrëzua dhe u ngrit sërish. Në moshën tridhjetë vjeçare, ai kishte shitur me dhjetëra miliona albume, kishte prodhuar e aktruar në filmin e tij biografik, si dhe ishte bërë një nga brand-et e parë të përhapur të hip hop-it. 50 Cent ndihej i pamposhtshëm.
Në vitet që vijuan, menaxheri/mentori i tij ndërroi jetë në rrethana tragjike, duke e bërë Curtis Jackson objekt padish dhe, ashtu si shumë këngëtarë të tjerë, ai nisi të humbte para teksa formati MP3 po zëvendësonte CD-të.
Njerëzit e shpërfillën. Thoshin se kishte marrë fund.

Tani, në librin Hustle Harder, Hustle Smarter, rrëfyer nga dy këndvështrime unike – njëri prej 50 Cent dhe tjetri prej Curtis Jackson – ai zbulon parimet themelore që e nxitën të bënte një nga “rikthimet” më të jashtëzakonshme në industrinë televizive, përfshi krijimin e Power, serialit më popullor dhe më influencues të televizionit kabllor, të kësaj dekade të fundit.

Siç thotë Jackson, bota e rrugës dhe e biznesit janë të ngjashme. Asnjëra prej tyre nuk luan ndershëm; të dyja janë tejet konkurruese dhe të pamëshirshme. Duke u bazuar në mësimet e jetës që i mori në rini në lagjen e rrezikshme Southside në Queens, dhe në përvojat e tij (dhe si kryetar) në tavolinën e botës së korporatave në Amerikë, Curtis Jackson, me zërin e tij tërheqës dhe energjik, ndan rregullat që tashmë i trupëzon, të cilat jo vetëm e kanë ndihmuar të arrijë sërish sukses, por këtë herë edhe ta ruajë atë. Ai tregon se strategjitë pas çdo veprimi janë përdorur në luftë dhe janë vërtetuar që funksionojnë.

Për çdo postim të pamatur në Twitter apo tekst të ashpër kënge nga 50 Cent, besoni se ekziston një metodë për mënyrën se si Curtis Jackson vepron.

Ky libër mbërthyes është i mbushur përplot me këshilla praktike, të mençura dhe të realizueshme, përmes të cilave mund të arrini synimet tuaja me qëllim dhe vetëbesim, pavarësisht se çfarë bëni apo çfarë dëshironi në jetë.

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Hustle Harder, Hustle Smarter”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Libra të ngjashëm