Kujtime nga Pekini – Rrëfenja nga lagjet jugore

nga Lin Haiyin

700 L

Categories: SKU: 9789928366146

Një përmbledhje e veçantë me tregime të shkurtra, që mund të lexohet edhe si roman lirik. Copëzat e kujtimeve të fëmijërisë thuren këndshëm në një të tërë me zërin e një vogëlusheje, Jing Cusë. Rrëfimi fillon në vitin 1926, kur ajo ishte shtatë vjeçe dhe vazhdon derisa mbush trembëdhjetë vjeç. Paralelisht me zhvillimin e ngjarjeve shtohen edhe aftësitë e saj për të kuptuar botën. Kornizën e rrëfimit e përbëjnë ndodhitë familjare, por frymën e gjakun ia japin vëzhgimet e saj të hollësishme mbi njerëzit dhe gjërat që e rrethojnë. Libri pati një sukses të menjëhershëm dhe është botuar më se tridhjetë herë që prej botimit të parë në vitin 1960. Vëzhgimet e vajzës së vogël mbulojnë vetëm lagjet jugore të qytetit, por këto rrëfenja ndihmojnë imagjinatën e lexuesit. Vepra spikat jo thjesht prej personazheve, por edhe prej përshkrimit interesant të një periudhe të veçantë kohore e metropolit të gjerë të Pekinit, kryeqyteti përrallor i Kinës. Në të gjitha rrëfenjat dallohet intuita e veçantë e humori i hollë. Jing Cuja, personazhi kryesor i tregimeve bëhet më e vetëdijshme për rrymat në marrëdhëniet e botës së të rriturve dhe, që të mbrojë nënën, i trajton ngjarjet në një mënyrë të pazakontë për moshën e saj. Figurë interesante është edhe Mama Sungu, mëndesha analfabete, që shfaqet në të pesë rrëfenjat me mençuri popullore dhe dinjitet të veçantë.

Botues:

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Kujtime nga Pekini – Rrëfenja nga lagjet jugore”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Libra të ngjashëm