Përmes historisë tronditëse të aktores hollivudiane Maria Uajat, i bëhet një autopsi jetës amerikane në fund të viteve `60, fill pas ndryshimeve të thella sociale që ndodhën atje,si: revolucioni seksual, lëvizja feministe, kultura e drogës, liria e individit etj.
Nëpërmjet një gjuhe tejet filmike, lexuesi arrin të shohë si në ekran shpërbërjen e shoqërisë amerikane të asaj kohe dhe veçanërisht të “botës hollivudiane” ku dukuri, si: vetëvrasjet, dështimet, shkatërrimi i familjes tradicionale, neurozat mbizotërojnë çdo ditë e më shumë.
Sipas kritikut të shquar amerikan John Leonard, vizioni i Didionit në këtë roman është i njëjtë me vizionin e T. S. Eliotit te “Toka e mbeturinave”. Ky është një vlerësim i madh për romanin e Didionit, kur mendon që “Toka e mbeturinave” është një nga veprat më madhore të letërsisë moderne.
Kopertina: | E butë |
---|---|
Nr. i faqeve: | 280 |
Përkthyes: | Iva Tiço |
Botues: |
Libra të ngjashëm
-
Mbiemri i ri
1200 L -
Bretkosa
1500 L -
Dritë e gushtit
1500 L -
Histori arratie e qëndrese
1200 L
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.