Në Drezdenin e rrënuar nga bombardimet, gërshetohen dhe shkrihen jetët e Isak Dresnerit, djaloshit hebre gjerman që ka gjetur strehë në qilarin e një dyqani zogjsh për t’i shpëtuar përndjekjes naziste; Bonifac Vogelit, pronarit të dyqanit; si dhe piktores Cilia Kacev, e cila, me fustanin e gjelbër dhe zemrën e mardhur, i përshkon jetët e të dyve si hija e lehtë e një harabeli.
Në këtë trekëndësh ia beh dhunshëm Matias Popa, autori i Kukulla e Kokoshkës, që rrëfen historinë e piktorit Oskar Kokoshka dhe kukullës së tij, ndërtuar sipas imazhit dhe ngjashmërisë me të dashurën Alma Mahler.
Me ironi të madhe dhe shpirt krijues, Afonso Cruz-i ndërton një lojë madhështore matrioshkash, ku takohen realiteti dhe trillimi dhe ku vështrimi i tjetrit është themelor për historinë dhe identitetin tonë.
“Kur lexon Afonso Cruz-in, kurrë nuk e di se ç’mund të ndodhë.” – Time Out
| Viti: | 2019 |
|---|---|
| Faqe: | 246 |
| Përkthyes: | Agim Doksani |
| Botues: |
Libra të ngjashëm
-
Lavanderia e madhe
800 L -
Kamila, si flutur
800 L -
Jeta shpirtërore
1500 L -
Dita e fundit të Eskilit
1000 L









