Kush e solli Doruntinën

900 L

Categories: SKU: 9789928354716

Konstandini është figura e të vetmit disident në galerinë e personazheve kadareane. Ai nuk është aspak kundërshtar politik i shpallur, por i përket botës së fantazmave dhe ashtu si shajnitë e të atit të Hamletit, ai rikthehet për të trazuar shpirtin e të gjallëve. Si ai që mbrohet pas një pusie, Ismail Kadareja është zatetur pas një legjende romantike, baladës së Konstandinit dhe Doruntinës për të shkruar librin e vet më të pafajshëm e njëherazi më politik. Meqë gjallojnë shumë motërzime të kësaj balade, shkrimtari ka zgjedhur atë që i është dukur më e pasur dhe më e fisme, domethënë, atë të arbëreshëve, shqiptarë të vendosur në Italinë e Jugut qysh në mesjetë. Ndoshta këta emigrantë, që janë larguar që me ardhjen e osmanëve, janë më të aftët për të ruajtur të gjallë një legjendë të tillë, duke ndier se kanë gjëra të përbashkëta me këtë Konstandinin që vete dhe vjen midis jetës dhe vdekjes. Pak shkrimtarë shqiptarë e kanë shfrytëzuar këtë baladë, por Kadareja e ka përdorur herët, qysh më 1962, në kohën kur hidhte në letër belbëzimet e para të “Muzgut të perëndive të stepës”. Pasi ishte shfaqur fare shkurt te “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, legjenda së cilës shkrimtari nuk ia kishte shterur mundësitë, mori përmasën e vet romaneske me “Kush e solli Doruntinën”.

Botues:

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Kush e solli Doruntinën”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Libra të ngjashëm