Lajla

1200 L

Categories: , SKU: 9789928338846

Kur njihet me Lajlën, Lidsi bindet menjëherë se ajo është vajza me të cilën do të kalojë jetën… derisa një sulm i papritur e plagos Lajlën për vdekje. Pas disa javësh në spital, Lajla e merr veten fizikisht, por plagët shpirtërore dhe emocionale e kanë ndryshuar aq shumë, saqë Lidsit i duket sikur nuk e njeh më.

Për ta rikthyer marrëdhënien e tyre si në ditët e para, ai vendos ta çojë Lajlën në hotelin ku u njohën, mirëpo pasi mbërrijnë atje, sjellja e saj bëhet edhe më e pazakontë. Në të vërtetë, ajo do të jetë vetëm një prej ndodhive të pashpjegueshme në atë vend… Pasi ndihet çdo ditë e më i largët me Lajlën, Lidsi gjen ngushëllim tek Uillou, një banore tjetër e hotelit, me të cilën lidhet sepse duket se kanë shumë të përbashkëta. E ndërsa kureshtja e tij për Uilloun rritet, vendimi për ta ndihmuar atë që të gjejë përgjigjet e duhura, e vë në konflikt të drejtpërdrejtë me mirëqenien e Lajlës.

Shumë shpejt, Lidsi kupton se duhet të bëjë një zgjedhje, sepse nuk mund t’i ndihmojë të dyja, por, nëse bën zgjedhjen e gabuar, mund të jetë e tmerrshme për të gjithë ata.

Kopertina:

E butë

Nr. i faqeve:

288

Përkthyes:

Etleva Hoxha Çepele

Botues:

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Lajla”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Libra të ngjashëm