Në përmbledhjen e letrave që ia ka dërguar Milena Jesenskës, Franz Kafka zbulon veten më shumë se në cilëndo vepër të tij. Letrat në thelb fillojnë si një korrespondencë pune, por shumë shpejt kalojnë në “letra dashurie” pasionante.
Milena Jesenska, një grua e talentuar dhe karizmatike njëzet e tri vjeçe, përkthyese e Kafkës në gjuhën çeke, ishte në gjendje ta njihte gjeniun e ndërlikuar dhe karakterin kompleks të shkrimtarit. Për Kafkën tridhjetë e gjashtë vjeç, Milena ishte “një zjarr i gjallë siç nuk kam parë kurrë ndonjëherë”, siç i shkruante botuesit të vet, Max Brod-it.
Kafka, pa dyshim që do të kishte dëshiruar që një shpirt i përkushtuar e i devotshëm t’i digjte këto letra, të cilat na e tregojnë atë në tërë intimitetin e pasionit të vet. Dhe ne s’mund t’i jemi tjetër veç mirënjohës Milenës që i ka ruajtur ato për ne.
Kopertina: | E butë |
---|---|
Nr. i faqeve: | 310 |
Përkthyes: | Urim Nerguti |
Botues: |
Libra të ngjashëm
-
Ra ky mort e u pamë
700 L -
Ngjarje të jetuara
1000 L -
55 ditë
2500 L -
George Orwell Diaries
1700 L
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.