Ky botim realizohet falë mbështetjes financiare të Qendrës Kombëtare të Librit në Francë, CNL.
Aleni, djali i vetëm dhe i përkëdhelur i një familjeje të pasur borgjeze, ka një mace shumë të bukur, Sahën, me të cilën ka një lidhje thuajse në simbiozë. Ndonëse vendos të martohet me Kamilën, një vajzë të hijshme dhe tepër moderne, Alenin e shqetëson shumë ideja se do të lërë shtëpinë e lindjes e mbi të gjitha macen e tij të adhuruar. Pas martesës, Saha fillon të dobësohet, prandaj Aleni vendos ta marrë me vete në apartamentin e ri të çiftit. Në një tension dhe xhelozi në rritje, prania e kafshës minon në mënyrë të pakthyeshme bashkëjetesën e tyre dhe Aleni do të jetë i detyruar të zgjedhë o njërën, o tjetrën. Se çfarë përfaqëson kjo mace, ngrohtësinë e fëmijërisë së humbur përgjithmonë, ëndrrën e një lidhjeje të përsosur për një burrë të brishtë dhe të papërmbushur, apo simbolin, lehtësisht shqetësues, për pamundësinë për të qenë normalë, autorja ia lë lexuesit ta vendosë. Sepse, në të vërtetë, thuajse në çdo shtëpi, endet një mace apo një fantazmë e ngjashme me të. Novela, e botuar për herë të parë më 1933, thuhet se është një lloj dedikimi i Colette-s për macen e saj.
“Një kryevepër arti, lakonizmi dhe përsosmërie klasike, plot me të vërteta, poezi e mençuri.” Edmond Jaloux (shkrimtar i njohur francez)
“Colette di si të shkruajë dhe “Macja” është kryevepra e saj. Ndoshta s’do ta tronditë gjendjen njerëzore, por është një dhuratë e vogël e përkryer, një xhevahir i vogël i letërsisë franceze.” CritiqueLibres
“I konsideruar vepra më e plotë në karrierën e saj, subjekti ka gjithçka të një vodëvili: një grua është xheloze për “të dashurën” e të shoqit, një mace.” LesEchos
“Colette i bën nderimet “maces së jetës së saj”, shpirtit të saj binjak, duke i kushtuar një libër, në të cilin i jep një personalitet kompleks dhe joshës.” Littérature
Nr. i faqeve: | 128 |
---|---|
Përkthyes: | Edmond Tupja |
Libra të ngjashëm
-
Mbreti Lir i stepës
500 L -
Iliada
1500 L -
Haxhi Murati
700 L -
Dritë e gushtit
1500 L -
Letra nga një stoik (vol. 1)
1000 L
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.