Harlan Coben, autori më i lexuar dhe i klasifikuar i pari në listën e librave më të shitur sipas New York Times-it, vjen me një thriller kushtuar një dashurie të parealizuar dhe një krimi që shoqërojnë jetën e personazhit kryesor të romanit.
Kejt Donovan, detektivja e Departamentit të Policisë së Qytetit të Nju-Jorkut, duke lundruar në një faqe interneti për njohje të reja, ndjeu se iu përmbys bota.
I fejuari i saj i dikurshëm, të cilin nuk e kishte parë prej tetëmbëdhjetë vjetësh, burri që i kishte copëtuar zemrën, po e vështronte ngultas nga ekrani i kompjuterit.
Por, kur Kejt nis të hyjë në komunikim online me burrin që fshihej pas atij profili, një komplot i paperceptueshëm del në dritë. Ndërkohë që fillon të hetojë, ndjenjat e saj për çdo njeri që kishte dashur, u vunë në dyshim – madje, edhe ato për babanë e saj, vrasja mizore e të cilit mbeti për Kejtin një enigmë e pazbuluar.
Duke guxuar dhe thelluar hetimin, ajo vë në rrezik jo vetëm jetën e saj, por edhe atë të njerëzve që e rrethojnë…
| Viti: | 2018 |
|---|---|
| Faqe: | 568 |
| Përkthyes: | Maniela Sota |
| Botues: |
Libra të ngjashëm
-
Vrasja në famulli
1000 L900 L -
Çifti i përsosur
1300 L1170 L -
Largësi shpëtimi
800 L560 L -
Atje ku pemët takojnë yjet
1400 L1260 L









