Në këtë libër autobiografik, autorja e njohur rrëfen marrëdhënien më kuptimplotë të jetës së saj: atë me të ëmën. Për herë të parë, Angelou zbulon vështirësitë dhe gëzimet e të qenit bija e Vivian Baxter-it, një shpirt i paepur në një trup të vogël. Trup imcak, që maskon praninë gjithëpërfshirëse, por të munguar, të nënës gjatë fëmijërisë së shkrimtares. Kur martesa e saj filloi të shkërmoqej, Vivian Baxter-i i dërgoi dy fëmijët (djalin e madh dhe Maya-n trevjeçare) tek e vjehrra, në Arkansas. Ndjenja e braktisjes, pasojë e kësaj ndarjeje të dhimbshme, do ta shoqëronte gjatë Angelou-n. Dhjetë vjet më vonë, bashkimi i tyre do të shënonte pikënisjen e një historie të parrëfyer më parë. Sikur të mos mjaftonte ajo traumë e parë, jeta e saj do të karakterizohej nga një luhatje e atillë fatesh, sa të paktë do të ishin ata që do të kishin arritur të mbijetonin, e akoma më të rrallë ata që do të gjenin suksesin dhe famën ndërkombëtare. Në këtë rrëfim të fundit, të botuar vetëm një vit para se të ndërronte jetë, Angelou na paraqet një ndër marrëdhëniet më të gjalla, shpërblyese dhe të ndërlikuara të jetës së saj. Mami, unë dhe mami zbulon shërimin e plotë, të bazuar në dashuri, kohë dhe energji, por që në fund i dha autores forcën dhe kurajën për tu ngritur nga thellësi të pamata në lartësi të pamundura.
Libra të ngjashëm
-
Persepolis
1200 L -
Gruaja e thyer
700 L -
Të pandarat
900 L -
Rebeka
1200 L
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.