Shihemi në gusht
Premierë botërore më 6 mars!
Një dhuratë e mrekullueshme dhe e papritur për lexuesit e panumërt të Gabriel García Márquez
1500 L
E vetmuar, me pamje nga ujërat e amullta blu të lagunës, Ana Magdalena Bach kundron burrat te bari i hotelit. Prej njëzet e shtatë vjetësh ajo është në një martesë të lumtur dhe nuk ka arsye të arratiset nga bota që ka ndërtuar me bashkëshortin dhe fëmijët e saj. Megjithatë, çdo 16 gusht, merr tragetin për tek ishulli ku është varrosur e ëma dhe kërkon një të dashur për një natë.
Përgjatë mbrëmjeve përvëluese të Karaibeve dhe rrebesheve tropikale, në mes të donzhuanëve dhe mashtruesve, Ana udhëton çdo vit, gjithnjë e më në brendësi të dëshirës dhe frikës së fshehur në zemrën e saj.
“Shihemi në gusht” është një meditim i thellë mbi lirinë, pendesën dhe misteret e dashurisë, një dhuratë e papritur nga njëri prej shkrimtarëve më të mëdhenj që bota ka parë ndonjëherë.
Kopertina: | E fortë |
---|---|
Nr. i faqeve: | 144 |
Përkthyes: | Mira Meksi |
Botues: |
Libra të ngjashëm
-
Gjithçka kërkon shpëtim
1200 L -
Njëqind vjet vetmi
1500 L -
Ende gjallë
1200 L -
Jeto për ta treguar
1500 L
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.