Mbi të bukurën dhe të madhërishmen

550 L

Categories: SKU: 9799951721257

Seneka flet si një ithtar i stoicizmit, doktrinë të cilën e ka përqafuar që në rini, por në këtë vepër ai është para së gjithash një udhëzues ndërgjegjeje. Sigurisht, filozofia është një doktrinë, por është gjithashtu, në lashtësinë greko-romake, edhe një udhëzuese jete. Madje shpesh ajo është e përkufizuar si “arti i jetës”.

Ne ia detyrojmë Pierre Hadotit faktin që ka hedhur më së miri dritë mbi këtë përmasë të filozofisë së lashtë, njëherësh si diskutim dhe mënyrë jetese, ku njëra nuk shkon pa tjetrën.

Në Lashtësi, të filozofosh është njëherësh të mendosh dhe të jetosh, dhe të mendosh për të jetuar. Të bësh një zgjedhje jete dhe të zbatosh në jetën e përditshme parimet dhe këshillat e doktrinës që e kemi përqafuar.

Në këtë këndvështrim, Seneka nuk është dhe aq i rrekur për t’i parashtruar me saktësi dhe metodë parimet e mëdha të stoicizmit, por t’i tregojë Serenusit se çfarë mjetesh i ofron filozofia për t’i mundësuar një jetë më të mirë.

Kopertina:

E butë

Nr. i faqeve:

104

Botues:

Përkthyes:

Arianit Zoto

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Mbi të bukurën dhe të madhërishmen”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Libra të ngjashëm