Origjinaliteti i Jeanne Herschit qëndron në faktin se zhvillimin e filozofisë në Perëndim ajo e rindërton duke u nisur jo nga tezat e saj themelore, por nga vetë natyra dhe objekti i saj i parë: habia. Habia është aftësia për të pyetur për një dukuri të qartë, domethënë për diçka që na pengon ta shohim botën në çast. Prej kësaj çështjeje, kaq e thjeshtë në pamje të parë, shekuj më parë lindi në Greqi ai lloj meditimi që qysh atëherë nuk ka reshtur së dhëni hov mendimit: filozofia. Historinë e kësaj habie, vazhdimisht të trajtuar, përherë të gjallë, gjithmonë të riformuluar, Jeanne Herschi na e tregon duke u nisur prej disa filozofëve perëndimorë; parasokratikët, Sokrati, Platoni, Aristoteli, epikurianët, stoikët, Shën Agustini, Thoma d’Akuini, Dekarti, Spinoza, Laibnici, Loku, Kanti, Hegeli, Frojdi, Bergsoni, Kirekegori, Niçja, Haserli, Hajdegeri, Jaspersi. Gjithashtu, autorja na thotë se kjo histori e filozofisë është ashtu siç ka qenë filozofia në të gjitha kohërat: aktuale.
Viti: | 2013 |
---|---|
Faqe: | 368 |
Botues: | Dituria |
Përkthyes: | Artan Fuga |
Libra të ngjashëm
-
Zambaku i detit
500 L450 L -
Mençuria e pasigurisë
1000 L700 L -
Meditime
800 L560 L -
Libri i çajit
500 L450 L -
Mbi qetësinë shpirtërore
700 L630 L
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.