Mirë se erdhët në kuzhinën time

nga Benedetta Parodi

1000 L 850 L

Categories: SKU: 9928103444

Libri i parë i recetave i Benedetta Parodi, Gatuaj e shijo, pati një sukses të paparë sepse u dha të gjithëve mundësinë të gatuajnë për të tjerët dhe për vete, gatime të shkëlqyera, të shëndetshme, të shpejta e shumë të lehta për t’u përgatitur. Por ky sukses editorial zbuloi edhe një dukuri befasuese: shumë lexues të Benedetës rrëfejnë se jo vetëm e kanë shfletuar atë si libër recetash, herë pas here kur kanë pasur nevojë, por e kanë lexuar nga fillimi në fund, sikur të ishte roman.Pra, qenë vetë lexuesit që i sugjeruan dhe i kërkuan autores, t’i shtonte librit të saj, veç recetave të reja të shumëpritura, edhe tregimet spontane të veprimeve dhe përvojës së vet në kuzhinë, mendime, kujtime, ngjarje të thjeshta, emocionet dhe shqetësimet familjare të jetës së saj të përditshme.

Viti:

2012

Faqe:

248

Botues:

Përkthyes:

Dojna Nasi

Libra të ngjashëm