Moderniteti i lëngët
nga Zygmunt Bauman
1000 L 850 L
Në këtë tekst të rëndësishëm, Zygmunt Bauman fut një koncept që e ka përcaktuar më shumë se çdo koncept tjetër vizionin e tij për shoqëritë bashkëkohore: moderniteti i lëngët. Tranzicioni nga moderniteti “i ngurtë” në atë “të lëngët” është zhvendosja nga një botë në të cilën njerëzit përpiqen të krijojnë struktura të ngulitura e të mirërenditura, në një botë ku vetë idetë e rendit dhe stabilitetit nuk kanë më kuptim, një botë në të cilën ndryshimi është e vetmja qendrueshmëri dhe pasiguria e vetmja siguri. Njëqind vjet më parë, “me qenë modern” nënkuptonte përpjekjen drejt përsosmërisë; sot nënkupton një modernizim kompulsiv, të përhershëm, pa kurrfarë përfundimi të dukshëm apo të dëshirueshëm.
Në Moderniteti i lëngët, Bauman zhvillon dallimin midis modernitetit të ngurtë dhe atij të lëngët, duke u përqendruar në pesë koncepte që kanë shërbyer për t’i dhënë kuptim jetës sonë të përbashkët: emancipimi, individualiteti, koha/hapësira, puna dhe bashkësia (komuniteti).
Kopertina: | E butë |
---|---|
Nr. i faqeve: | 312 |
Përkthyes: | Dritan Xhelo |
Botues: |
Libra të ngjashëm
-
Zambaku i detit
500 L425 L -
Orientim seksual
1100 L935 L -
Mos bëj asgjë & Bëj gjithçka
800 L680 L -
Dhuna: Gjashtë persiatje të tërthorta
1000 L850 L -
Progresi njerëzor
2000 L1700 L