Ky roman i autores së njohur turke Elif Shafak, është një histori dramatike për familjen, dashurinë dhe keqkuptimet e fatit në jetën e dy motrave binjake të lindura në një fshat kurd. Ndërsa Jamila qëndron në vendlindje për t’u bërë mami, Pembe ndjek burrin i saj turk, Adem, në Londër, ku shpresojnë për një jetë të re për familjen e tyre.
Një roman tepër i suksesshëm në Angli, Nderi është një histori e fuqishme e eksplorimit të fajit dhe pafajësisë, besnikërisë dhe tradhëtisë, si dhe sprovat me të cilat përballen familjet emigrante në një vend me kulturë tjetër. Në Londër, familja e Pembe përballet me një zgjedhje: të qëndrojë besnike ndaj traditave të vjetra apo të përpiqet të përshtatet me kulturën e re. Pasi Ademi braktis familjen e tij, Skënderi, djali i madh, bën përpjekje që kjo braktisje të mos e turpërojë familjen. Kur Pembe nis një marrëdhënie me një burrë të quajtur Elis, Skënderi zbulon që mund ta duash shumë një njeri dhe përsëri të jesh i gatshëm për ta bërë të vuajë.
Viti i botimit: | 2013 |
---|---|
Kopertina: | E butë |
Nr. i faqeve: | 456 |
Përkthyes: | Taulant Hatia |
Botues: |
Libra të ngjashëm
-
Katër erërat
1400 L -
Zorba
1200 L -
Brixhertonët 1: Unë dhe Duka
1200 L
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.