Një atrium i rrëfimit
nga Ballsor Hoxha
800 L
Proza e autorit Besnik Mustafaj është një letërsi e rrallë në cilëndo letërsi që do të kishte lindur dhe ndodhur, sepse me letërsinë e tij jemi të vetëdijshëm për atë që po ndodh, ku jemi duke shkuar dhe çka është ankthi ynë.
Letërsia e tij është, thënë shkurt, kalvari i njeriut dhe kolektivit ku qenieson ky njeri në përballje me fenomenet përballë, por edhe të ballafaquara. Është vetë njeriu, sikur një degë peme e bartur nga shtrëngatat e rrymave të ujit, që nuk pranon, por as nuk ndalet së rrjedhuri bashkë me shtrëngatat, po këto rryma, vërshimin dhe pikërisht pandalshmërinë e tyre për kudo që do të përfundojë.
Në këtë kalvar, përballë dhe në ballafaqim, autori Besnik Mustafaj ka dy ankthe, autoriale, njeriun, vetveten dhe kolektivin e tij. Përballjen me veten, ballafaqimin e asaj në çka është shndërruar njeriu dhe kolektivin, parë dhe reflektuar në letërsinë e tij ashtu si është: bashkëpjesëmarrës në çdo gjë që i ndodh po të njëjtit, apo të paevitueshëm në atë që i ndodh duke qenë se i ndodh nga vetvetja.
ISBN: | 9789928824189 |
---|---|
Nr. i faqeve: | 128 |
Viti: | 2024 |
Lidhja: | E butë |
Libra të ngjashëm
-
Libri i gëzimit
1400 L -
Gënjeshtra e parë
1200 L -
Lajla
1200 L -
I pandalshëm
1200 L -
Fourth wing – Krahu i katërt
1600 L