Origjinat e urbanistikës moderne
nga Leonardo Benevolo
700 L 630 L
Origjinat e urbanistikës moderne trajton historinë e transformimit të qytetit. Në qendër të librit janë qyteti industrial, qyteti utopik dhe legjislacioni urban në Europën moderne. Në faqet e tij analizohen përvojat e para urbanistike të zbatuara në mjedise industriale, për të zbuluar pastaj shkaqet që çuan në fillimin e vonuar të planifikimit urban dhe të motiveve nga u nisën reformatorët e parë. I dokumentuar mirë dhe i ilustruar, Origjinat e urbanistikës moderne sjell një përshkrim të zanafillave shoqërore dhe historike të planifikimit urban në shekullin XIX në Angli dhe në Francë. Thelbin e veprës e përbën marrëdhënia midis planifikimit urban dhe politikës. Zanafilla e dyfishtë e konceptit të planifikimit e ka gjetur shprehjen e vet në shkollën utopike, me përfaqësues Owen, Saint-Simon, Fourier, në vizionin e tyre aktiv për një qytet të vetëmjaftueshëm, një organizëm koherent, dhe në idetë e specialistëve, që janë përpjekur të korrigjojnë çdo defekt, duke ofruar rregulla të reja në rrafshin shëndetësor dhe të legjislacionit social në qytetet ekzistuese.
Viti: | 2011 |
---|---|
Faqe: | 184 |
Botues: | |
Përkthyes: | Ylli Ymeri |
Libra të ngjashëm
-
Historia e Bukurisë
4000 L3600 L -
Si ta kuptosh arkitekturën
1250 L1125 L -
Hyrje në arkitekturë
800 L720 L
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.