Për tridhjetepesë vajza, përzgjedhja është mundësia e vetme në jetë.
Mundësia për t’u ngjitur në botën e fustaneve vezulluese dhe bizhuterive të paçmuara. Për të jetuar në një pallat dhe për t’u ndeshur për zemrën e Princit Makson.
Por për Amerika Singerin, përzgjedhja është makth. Ajo do të thotë t’i kthejë shpinën dashurisë së fshehtë me Aspenin, i cili i përket një kaste më të ulët se ajo, të lërë pas shtëpinë dhe të hyjë në një garë të ashpër për një kurorë që nuk e dëshiron.
Pastaj, Amerika njihet me Princin Makson. Dalëngadalë, nis të kuptojë se jeta të cilën e kishte ëndërruar gjithmonë as që krahasohet me një të ardhme të cilën nuk e kishte përfytyruar kurrë.
| Viti i botimit: | 2016 |
|---|---|
| Kopertina: | E butë |
| Nr. i faqeve: | 320 |
| Përkthyes: | Anila Duka |
| Botues: |
Libra të ngjashëm
-
Kujtimet e tij
1200 L -
Femrave u pëlqen e kuqja
1100 L -
Pengu im
1200 L -
Kurrën e kurrës
1200 L -
Kockat e zemrës
1200 L









