Provinca

1000 L

Categories: , SKU: 9789928354914

“Ky roman të bën të mendosh se edhe ti e ke një histori të ngjashme, por pse nuk e ke shkruar deri më tani, apo nëse do të mund ta shkruash ndonjëherë… Ndërsa provinca nuk është kurrë diçka e re, veçanërisht qytezat industriale pa asnjë lloj identiteti të periudhës postkomuniste. Vula që ajo lë te gjithsecili prej nesh është gjithmonë diçka origjinale, çka zbërthehet me mprehtësi dhe nga një pikë- vështrim krejt i veçantë në këtë roman, përmes një autoportreti psikanalitik, ku preken me guxim edhe indet më të fshehta të natyrës njerëzore.
Provinca si dramë, kurth, fatalitet apo alibi e mëvonshme, vjen përmes një rrëfimi të ashpër, të vërtetë, pa asnjë lloj konservanti dhe si i tillë, bindës”.
Luljeta Lleshanaku,
Poete, shkrimtare, (“Poeti Evropian i Lirisë 2022”)

“Një marrëdhënie Edipi e përmbysur, ku ka një vërtetësi të frikshme përshkrimi të realitetit. Thyerja e tabuve dhe rrëfimi i seksit të çojnë në erotizëm, por njëkohësisht të ngjallin krupën. Trishtimi, deka- denca, neveria e një zhvillimi të degjeneruar janë sëmundje ngjitëse në këtë provincë. Libër i rëndësishëm, një rikthim në ekzisten- cializëm”.
Enkel Demi (Tom Kuka)
Gazetar, Shkrimtar, (Çmimin Europian i Letërsisë 2021)

Provinca vjen si një rrëfim i mëvetshëm, me peshën e vragave që bart njeriu, çdonjëri prej nesh, pavarësisht copës së qiellit mbi krye. Sepse tregon pa drojë gjurmët që na bëjnë të dallueshëm – veçmas në bre- nga e bashkë në përpjekjen për të marrë frymë me gjithë kraharorin.
Qoshku i botës ku kemi lindur na ka angështuar secilin. Liridon Mulaj guxon t’i kthehet harresës si kujtesa që na bën çfarë jemi…”
Suela Mino,
Kryeredaktore e Leteratura

Kopertina:

E butë

Nr. i faqeve:

200

Botues:

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Provinca”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Libra të ngjashëm