Zbulimet e fundit për origjinën e përbashkët indoeuropiane i japin mundësi Fustel de Coulanges të kapërcejë hendekun kronologjik, për të trajtuar bashkërisht Greqinë dhe Romën dhe për të shtruar çështjen e qytet-shtetit antik. Por ajo çka ngre ai në këtë vepër, nuk është aq një histori e re e Antikitetit, sesa historia e një besimi dhe mënyra se si ky i dha formë një shoqërie. Qasja krahasuese e ndihmon autorin të vendosë përballë njëra-tjetrës të shkuarën dhe të tashmen, njerëzit e lashtësisë dhe ata të kohëve moderne. Sikurse nënvizon François Hartogu, “libri mund të kishte si nëntitull ‘Për t’i dhënë fund një herë e mirë imitimit të njerëzve të lashtësisë’. Mes tyre dhe nesh, njerëzve të kohëve moderne, distanca është e pakapërcyeshme dhe keqkuptimi i tyre nga ana jonë ka qenë i mbarsur me jo pak pasoja për ne. Këtu, Fusteli shënjestron Revolucionin dhe përdorimin që i është bërë Antikitetit. Përgjegjësit kryesorë për krijimin e këtyre iluzioneve, jo pa rëndësi për ne, sepse shpunë në Terrorin e revolucionit, janë jezuitët, Plutarku e Rusoi.”
Viti: | 2014 |
---|---|
Faqe: | 488 |
Botues: | |
Përkthyes: | Krenar Hajdëri |
Libra të ngjashëm
-
Hebrenjtë në Shqipëri
2000 L -
55 ditë
2500 L -
Historia e origjinës
1400 L
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.