Përgjatë 100,000 vitet e fundit, ne si Sapiens kemi grumbulluar fuqi të jashtëzakonshme. Por, pavarësisht të gjitha zbulimeve, shpikjeve dhe pushtimeve tona, tani e gjejmë veten në një krizë ekzistenciale. Bota është në prag të një kolapsi ekologjik.
Dezinformimi është i përhapur. Dhe ne po nxitojmë si të verbër drejt epokës së Inteligjencës Artificiale, – një rrjet i ri informacioni që kërcënon të na zhdukë. Nëse jemi kaq të mençur, përse se jemi kaq vetëshkatërrues?
NEXUS konsideron se si rrjedha e informacionit na ka formuar neve dhe botën tonë.
Duke na çuar nga Epoka e Gurit përmes Biblës, gjuetive të hershme të shtrigave, Stalinizmit, Nazizmit dhe ringjalljes së populizmit sot, Yuval Noah Harari na kërkon të konsiderojmë marrëdhënien komplekse midis informacionit dhe të vërtetës, burokracisë dhe mitologjisë, mençurisë dhe fuqisë.
Autori eksploron se si shoqëritë dhe sistemet politike të ndryshme kanë përdorur informacionin për të arritur qëllimet e tyre, për mirë dhe për keq. Dhe ai adreson zgjedhjet urgjente që përballemi ndërsa inteligjenca jonjerëzore kërcënon ekzistencën tonë.
Informacioni nuk është lënda e parë e të vërtetës; as nuk është vetëm një armë.
Viti i botimit: | 2024 |
---|---|
Kopertina: | E fortë |
Nr. i faqeve: | 440 |
Përkthyes: | Aulona Ormeni |
Botues: |
Libra të ngjashëm
-
Lajla
1200 L -
Njeriu që shet gjak
1200 L -
Rrethimi i Shkodrës
2500 L -
55 ditë
2500 L
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.