Qyteti me tri kështjella

Bedri Dedja

900 L

Categories: SKU: 9928920614Tags:

Ngjarjet e romanit “Qyteti me tri kështjella” zhvillohen në Elbasanin e viteve ’80. Është një rrëfim që pasqyron realitetin e një fëmijërie nën diktaturë, ku njerëzit janë të lirë, por edhe shumëfish të robëruar, me një ombrellë të zezë të politikës mbi kokë e me fate të ngatërruara rëndë, si fijet e një merimange.

Autori, si mjeshtër i madh i rrëfimit artistik, i shtjellon ngjarjet duke u vënë përballë edhe natyrën magjepsëse malore të Gjinarit dhe të Bukanikut.

Në këtë roman, personazhe të etura për karrierë, tentojnë të ngrihen në poste të rëndësishme duke shkelur mbi fatin e njerëzve të ndershëm e duke përdorur shpifje e kërcënime për t’i njollosur e dënuar ata.

Kjo ndjenjë dhe atmosferë është dhënë me vërtetësi të madhe artistike, si dokument i një kohe, që fëmijët e sotëm nuk mund ta kuptonin pa disa shpjegime të të rriturve.

Viti:

2024

Faqe:

206

Përkthyes:
Botues:

Libra të ngjashëm